Meta: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë, ish zëdhënësat e Milloshevic s’kanë shanse të fyejnë viktimat
Reagimet e zyrtarëve serbë për mohimin e masakrës së Reҫakut, kanë nxitur zemërim të madh jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.
Mohimi i Masakrës së Recakut nga zyrtarët e lartë të Serbisë ka sjell reagimin e ashpër edhe të Presidentit Ilir Meta.
Kreu i shtetit shqiptar përmes zëdhënësit të tij shprehet se gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! – nënvizohet në reagim.
Më herët edhe Presidenti I Kosovës, Thaci deklaroi se nuk mund të ketë paqe në Ballkan përsa kohe serbetg mohojnë krimet e Milloshevic.




