Presidenti Ilir Meta ka shprehur falenderime për ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maitre për veprimtarinë e organizuar me qëllim promovimin e harmonisë fetare në Shqipëri.

 

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se Zvicra është një model I vërtetë për demokracinë nga e cila Shqipëria mund të mësoj shumë.

 

“E falenderoj ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître për veprimtarinë e organizuar sot me temë “Shqipëria – Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare”, që kishte për qëllim promovimin e një prej pasurive më të çmuara të kombit shqiptar, për të cilën duhet të jemi krenar të gjithë. Zvicra është një model i vërtetë për demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesën mes popujve, nga e cila mund të mësojmë shumë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *