E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Meta dekreton katër gjyqtarë/ Ja emrat që shkojnë në Gjykatën e Lartë

Presidenti Meta dekretoi sot 4 emrat e rinj që do t’i bashkohen Gjykatës së Lartë.

 

Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi janë gjyqtarët qe iu propozuan presidentit pak ditë me pare nga Keshilli i Larte Gjyqesor.

 

Reklamë

Anëtarët e rinj të kësaj strukture, raporton Vizion Plus, janë në fushën e të drejtës penale.

 

Me plotësimin e vendeve bosh, gjykata e Lartë shkon në total në 7 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej.

 

Sander Simoni dhe Klodian Kurushi do të largohen nga gjykata e krimeve të rënda, duke krijuar aty dy vende vakante.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë