Subscribe

Kreu aktual i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është një hap larg një mandati të dytë në krye të institucionit më të larë monetar. Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka propozuar Kuvendit Gent Sejkon për në krye të Bankës Qendrore.

 

Në dekretin e tij kreu i shtetit ka argumentuar:

 

“Vlerësojmë politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal. Gjithashtu është për t’u nënvizuar roli i Bankës së Shqipërisë për të siguruar, që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid.”

 

Por, presidenti i Republikës në qëndrimin e tij është ndalur edhe te disa sfida me të cilat po përballet aktualisht ekonomia shqiptare dhe që kanë nevojë të adresohen.

 

“Në kushtet kur inflacioni total është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e inflacionit dhe të rregullojë qëndrimin e politikës në përputhje me objektivin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Rreziku i rritjes së kredive me probleme shton rëndësinë e një monitorimi të ngushtë të cilësisë së portofolit të kredisë së bankave, ruajtjen e rezervave të kapitalit dhe forcimin e kornizave të zgjidhjes së kredive të këqija.”

 

Gent Sejko përfundoi mandatin e tij 7-vjeçar në krye të bankës në datës 5 shkurt. Ai u propozua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës edhe për një mandat të dytë si anëtar, propozim i cili gjeti miratim nga Kuvendi i Shqipërisë. Tashmë dekreti i  Metës do t’i dërgohet parlamentit për miratim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *