Presidenta Ilir Meta dekreton emërimin e Gentian Medjas në Gjykatën e Lartë.

 

Nga sot, Gjykata e Lartë bëhet me 11 gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë.

 

Pavarësisht këtij dekretimi, kreu i shtetit shpreh rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi vonesat e pajustifikuara të krijuara në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore.

 

“Konkretisht në rastin konkret ndjekja e procedurave të ngritjes në detyrë ka zgjatur plotësisht 2 (dy) vjet, gjë e cila të krijon bindjen se, zvarritja e  procedurave të promovimit në karrierë në Gjykatën e Lartë të gjyqtarëve, simodos pasi aplikantët janë zgjedhur përmes shortit dhe si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, është zvarritur, duke rritur rrezikun që ata të ndiheshin nën presion të vazhduar, si mbi pritshmëritë e tyre legjitime në procesin e kandidimit për t’u emëruar si anëtar të Gjykatës së Lartë ashtu dhe në detyrën si anëtar të Kolegjit Zgjedhor. Është për t`u theksuar fakti se, edhe pse kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë anëtar të Gjykatës së Lartë kanë aplikuar për ngritje në detyrë në këtë vakancë, shumë kohë përpara se ata të zgjidheshin me short si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, sërish tejzgjatja e një procedure për rritjen në detyrë për një periudhë 2 (dy) vjeçare nga KLGJ është një standard i papranueshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *