E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta dekoron Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë: Jeni faktor i rëndësishëm për integrimin

Në ditën e Sulltan Novruzit, presidenti Ilir Meta vlerësoi Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit e konsideroi komunikimin ndërfetar një vlerë të shtuar të shqiptarëve dhe një faktor të rëndësishëm në integrimin e Bashkimit Evropian.

Reklamë

Teksa i shprehu falenderimet këshillit për kontributin e paçmuar, Meta deklaroi ndër të tjera se do duhet ende shumë punë në përsosjen dhe konsolidimin e demokracisë.

“Ringritja e objekteve të kultit 30 vite më parë i parapriu edhe diktatorit. Pas ringritjes dhe konsolidimit të besimit në të gjithë vendit, është meritë e juaja të nderuar krerë të komuniteteve fetare që arritët që të jepni mesazhe të qarta për komunikimin ndërfetar në vendin tonë. Ju jeni një faktor i rëndësishëm për integrimin në BE duke treguar se shqiptarët janë vlera. Do të na duhet ende dhe shumë punë për arritjen e demokracisë doja të theksoja rëndësinë e kthimit të pronave të të gjithë komuniteteve fetare. Morali dhe themele tuja qëndrojnë në themel të vlerave të demokracisë”- tha Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë