Presidenti Ilir Meta ka dërguar në SPAK ligjin “Për metrologjinë”.

Kreu i shtetit argumenton se ky ligj ka përmbajtje të lartë antikushtetutshmërie, me parashikime në shkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë dhe konkurrues.

Sipas Metës, ky akt duket se synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.

“Ky ligj shmang konkurrencën e lire, dëmton interesin publik, cenon interesat e shtetasve dhe të konsumatorit, cenon financiat publike, krijon shteg për abuzim me të drejtat e konsumatorit në tërësi, mbart rrezikun e prodhimit të kostove shtesë për një shërbim që duhet të kryhej nga shteti, ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues, është tregues se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por është orientuar në mbrojtje të një pakice subjektesh private.”

Në rast se ky ligj miratohet sërish dhe hyn në fuqi nga nesër, për Metën, çdo shërbim që kërkon certifikimin metrologjik, mund të jepet me koncesion pa garë, por thjesht dhe vetëm me firmën e një drejtori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *