Kryetari i shtetit Meta i ka bërë apel qeverisë të rrisë numrin e testimeve si masa e parë që duhet marrë për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

 

2 ditë para se te miratohet buxheti në parlament, presidenti i republikës në një postim në rrjetet sociale, ka bërë thirrje që të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.

 

Një tjetër kërkesë e kreut te shtetit dhe e opozitës, është edhe rimbursimi i barnave anticovid, masë të cilën mazhoranca e miratoi dje në buxhetin për vitin e ardhshëm.

 

Por në qëndrimin publik të presidentit Meta tashmë është përfshirë edhe thirrja drejtuar qytetarëve për vendosjen e maskave për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

 

Kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha dhe presidenti meta janë bashkuar në apelin për mbajtjen e maskave, dhe e vetmja politikane që është kundër kësaj mase është kryetarja e LSI, Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *