E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: “Anti-KÇK” u miratua në pabesi, shteti i Ramës “polici-parti-propagandë”

Në një kohë që ndryshimet ne ligjin per gjykaten Kushtetuese kane shkuar ne presidence per dekretim, vete Meta ka reaguar ashper ndaj tyre.

Në një postim në rrjetet sociale presidenti e ka cilesuar shtetin shqiptar nje shtet “PPP” ose polici- parti –propagandë ku nuk ekzistojne as direktivat e BE e as kriteret e Kopenhagenit.

 

“Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të kryeKÇK-së, nuk kanë më vlerë as thirrjet “ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një dore te vetme, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e gjykatës Kushtetuese në polici kushtetuese të shtetit të PPP.” –  shkruan kreu i shtetit Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë