Subscribe

Prej 5 muajsh, 174 arsimtarë të zyrës arsimore Roskovec nuk kanë marrë pagesën e transportit.

 

Sipas Sindikatës së Arsimit të kësaj zone, mësuesit udhëtojnë nga Fieri në drejtim të Roskovecit si dhe fshatrave por pagesat e rrugës i bëjnë vetë. Ata thonë se rastin e kanë referuar tek të gjitha autoritetet kompetente por nuk kanë marrë një përgjigje për këtë situatë që ka nisur prej muajit shtator.

 

Përfaqësuesit e sindikatës paralajmërojnë grevë në rast se ky problem nuk do të zgjidhet.

 

FESTIM META – KRYETAR I SINDIKATËS

 

Një mësuesi i është mohuar një rrogë shtesë. Një mesues që lëviz në Roskovec apo në fshatra do 100 mijë lekë. Nga kontatket që kemi është dhe Patozi por dy muaj kanë ata. Ne jemi e vetmja që e kemi problemin si ZVA. Na thanë që në datë 9.02.2022 ka dalë një vkm që nuk e përfitojmë, por ne nga kjo datë deri në muajin shtator e kemi marrë pagesën.

 

DEZDEMONA KARAFILI  

 

NËNKRYETARE E SINDIKATES

 

Ne do ta pershkallezojme situaten, nese leket nuk do ti marrin. Eshte procedure e jashteligjshme. Shtator, Tetor, Nnëntor, Dhjetor në xhirrim fondi venë rreth 12 mln lekë të vjetra që mbahen për të gjithë mesuesit e zonës. ne kemi cuar kërkesën tonë përmes një peticioni të firmosur nga 34 mësues. Çështja jonë ka rënë në vesh të shurdhët dhe nuk e dimë se pse duhet të mbahen këto lekë.  

 

Sipas sindikatës, protesta do të nis me greva 1-orëshe e më pas do të vijojë deri ne pezullim të procesit mësimor. Ndërkohë Zyra Vendore e Roskovecit nuk dha një përgjigje për këtë situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *