Subscribe

Edhe pse teknologjia është sot shumë e avancuar, vetëm pak kilometra larg qendrës së Tiranës familje të tëra nuk kanë akses ne paisjet moderne për të lehtësuar shërbimet.

 

Mësimi online është një nga problemet me të cilin po përballen prej shumë ditësh tashmë fëmijët në fshat. Ata duhet të bëjnë detyrat duke përdorur internetin. Mes familjeve që nuk po arrin dot të ndjekë procesin, është edhe ajo e Ibrahim Hykës  në Kashar. Ai dhe familja e tij prej 6 antaresh jetojnë ne kushte  shume të vështira dhe aksesi në internet është i pamundur.

 

Një nga fëmijët, Fabio, detyrohet të shfrytëzojë internetin e një skohu të klasës për të marrë detyrat e për ti dërguar ato të plotësuara tek mësuesja.

 

 

Një  tjetër familje në kashar, kishte të njëjtin problem: Kjo vajzë 11vjecare thotë se nuk ka pasur asnje komunikim me mësuesen nëpërmjet internetit por vetëm me telefon.

 

 

Zana Ajazi është nëna e tre fëmijëve që jëton në fshatin Mushqeta të Krrabës. Ajo është detyruar ta dërgojë djalin tek kunata pasi nuk ka internet.

 

Gjyshja thotë se fëmijët kërkojnë të edukohen si bashkëmoshatarët e tyre, por kushtet ekonomike nuk i lejojnë.

 

Minisrtia e Arsimit ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave në datën 11 mars  e prej asaj kohe, mësimi zhvillohet online.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *