Në një marrëdhënie është e rëndësishme që secili të ketë një pëlqim ndaj tjetrit, në mënyrë që një marrëdhënie të jetë jetëgjatë.

 

Nëse në një çift shuhet ndjenja e pëlqimit atëherë ndodh që një nga partnerët të bëjë dhe veprime të dallueshme që nuk ushqen më të njëjtin pëlqim si më parë.

 

Më poshtë do të zbuloni disa nga veprimet që bën një femër kur mashkulli nuk i përlqen më;

 

Nuk komunikoni si më parë

Më parë keni komunikuar normalisht, ndërkaq tani nuk inicion kurrfarë teme dhe tregon se nuk shqetësohet fare rreth kësaj.

 

Justifikimet

Kur dëshironi të dilni bashkë, do të gjejë ndonjë justifikim në mënyrë që t’ju refuzojë. Më parë mezi ka pritur, ndërsa tani jo.

 

Nuk ka humor të mirë

Kur është afër jush, në vend që të jetë në humor të mirë, ajo është nervoze dhe çdo gjë e pengon. Disa gjëra të cilat i bëni  e bëjnë nervoze, ndërsa më parë nuk e kanë penguar. Nëse nuk është në SPM (stres paramenstrual), pyeteni pak veten.

 

Është e heshtur

Në të shumtën e rasteve hesht dhe ju mund ta vëreni që diçka nuk është në rregull. Bisedoni me të që të shihni se çfarë e mundon.

 

Nuk kujdeset për ju si më parë

Më herët interesohej për ju, për ndodhitë tuaja, ndërsa tani disa gjëra as që i vëren. Fokusohet më shumë në gjërat e veta.

 

Nuk i ndan ndjenjat e veta me ju

Më parë ju tregonte si ndihej, çfarë po i ndodhte, ndërsa tani ju mban larg gjithë këtyre gjërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *