Mesazhi i fortë i Bashës: Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk do të ketë zgjedhje

Gjatë vizitës në Westminster, Kryetari i PD Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan dhe Martin Vickers.
Takimi u fokusua tek kriza politike në Shqipëri, ku kreu demokrat theksoi se ajo ka ardhur si pasojë e zgjedhejve të diktuara nga krimi.
Basha tha para deputetëve britanik se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje pa u ndëshkuar politikanët, që sipas tij, kanë bashkëpunuar me krimin dhe që I kanë grabitur ato në vitin 2017.
“Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës”




