Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me biznese dhe qytetarë në Njësine 3.

Ai deklaroi se qeveria ka hequr dorë nga çdo përgjegjësi dhe se më 25 prill do të largohet.

Basha premtoi se biznesi i vogël do të jetë nё qendër tё vëmendjes së programit të Partisë Demokratike.

“Ne kemi një gjë si shqiptarë; kur përballemi me krizat të mëdha, bëhemi të gjithë bashkë. Pas 25 prillit, një qeveri në krahun e qytetarëve. Financim të tarifave të 90% të studentëve. Nuk i solli pandemia dështimet, janë dështime 8-vjeçare.  Me 25 prill duhet tё jemi bashkё pёr ndryshimin. Kjo ёshtё kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë tё bëhen mё mirё. Mrekullira nuk premtojmë por do tё kemi normalitet. Njё qeveri normal sjell njё qeveri normale e cila sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si biznes i vogël pёr fëmijët e juaj normalitet pёrmes njё qeveri normale kёtё premtojmë pas 25 prillit.

Ai siguroi se PD do të ulë çmimet e naftës dhe energjisë, si dhe do të nxisë investimet e huaja.

“Prej 1 viti që i kërkojmë qeverisë që paratë e taksave t’ua kthejë shqiptarëve në kohë pandemie. Rama ua jep paratë e taksave tuaja oligarkëve. Shqipëria i ka mundësitë t’i mbështesë ata që kanë sakrifikuar për të. Kujdesuni për veten deri më 25 prill. Bashkë në 25 prill që të sjellim ndryshimin. Pas 25 prillit, edhe qeveria do të kujdeset për qytetarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *