Mesazh urimi i Kryepeshkopit Joani për Krishtlindje: Bota ka nevojë më shumë se kurrë për dritën e Krishtit

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, ka uruar besimtarët me rastin e Krishtlindjes. Në një video të publikuar në media sociale, ai thekson rëndësinë e përulësisë dhe ndriçimit të zemrave me dritën e Krishtit.
“Festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Është detyra e çdo të krishteri të bashkë ndajë këtë dritë, ndryshe ajo do të errësohet. Tashmë më shumë se kurrë bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Vetëm prania e tij ndriçon zemrat e shpirtrat tanë.
Të dashur vëllezër e motra, kujdesemi të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore, duke mbushur zemrat me përulësi, veçanërisht atyre në nevojë sëmundje dhe dëshpërim.
Gëzuar Krishtlindjen dhe për shumë vjet!”, shprehet mes të tjerash ai.




