E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Mesazh për mbrojtjen e kafshëve, artistët italianë sjellin ekspozitën e veçantë në Tiranë

Kërkesa, premtime, shume nevoja dhe kaos. Kështu mund te përkufizohet jeta sipas artisteve italiane Emiliano Perino dhe Luca Vele, te cilët e kane sjelle ne kryeqytet ekspozitën “Premtimet e perëndimit”.

 

Nëpërmjet instalacioneve, te krijuara ne letra, ata paraqesin, gjallesa te ndryshme te ekosistemit, si elefanti, gjarpri, rinoceronti qe përdoren ne mënyrë masive nga industria.

 

Reklamë

Emiliano Perino: Ne kemi trajtuar temën e dhunës dhe zhdukjes se kafshëve, kjo është një lëkurë elefanti ku ti mund te ulesh e te mendosh për problemet sociale qe ka bota.

 

Luca Vele: Kemi punuar disa pune për temat e luftës te njerëzit njëherë dhe pastaj te kafshët, ne Britani ekziston një ferme qe i rrisin kafshët për ti torturuar per te eksperimentuar armët kimike, përdorin plumbat te kafshët qe me pas te shohin efektin tek njerëzit, kemi punar tre vjet per kete teme.

 

Per kuratoret Gaetano Centrone, dhe Genti Gjikola kjo ekspozite është teper e rëndësishme ne hapësirën kulturore shqiptare, pasi prek tema mjaft delikate.

 

Ekspozita do te qëndroje e hapur per publikun deri ne 31 Tetor ne hapësirën e COD ne kryeministri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë