Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
02 June 2026
Vizion fokus

35 vjetori i PS, Namik Dokle: Edi Rama ka...

OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët...

35 vjetori i PS, dy porositë e Ruçit: Mos...

“PS ka bërë shtet”, Balla: Kemi fituar 15 nga...

Trump vendosi armëpushim në Liban!

Maran nis aventurën kuqezi përballë Izraelit: Ata e bëjnë...

“Nuk e mendoj fundin me Kombëtaren”, Gjimshiti: Duam të...

Rubio dëshmon për herë të parë para Kongresit që...

SHBA mund të vendosin armë bërthamore në vende të...

Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...

Mes lagështirës e mykut, qendra shëndetësore Nr.2 në Fier me kushte minimale higjiene, kërkohet ndërhyrje urgjente

9 Shkurt 12:27

Qendra shëndetësore nr.2 në qytetin e Fierit është në gjendje alarmante për shkak të kushteve minimale të higjienës e sigurisë.

Kjo godinë e cila mbulon me shërbim shëndetësor 15 mijë banorë ndodhet në katin e tretë të një obiekti mes lagështirës e mykut, pa ashensor duke e bërë pothuajse të paarritshme për të moshuarit dhe pacientët me probleme të rënda shëndetësore.

Përballe kësaj situate qytetarët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e saj, teksa theksojnë se braktisja shumëvjeçare nga institucionet përgjegjëse është e pajustifikueshme.

“Unë kam 26 vjet në Amerikë. Nuk them që të bëhet si në Amerikë. Unë jam 83 vjeç, të ngjitesh në gjithë ato shkallë është çmenduri”, thotë një i moshuar.

Ndërkohë po kaq e rëndë paraqitet situata edhe për personelin mjekësor të kësaj qendre të cilët u shërbejnë pacientëve mes lagështirës e mykut dhe ambienteve të pamjaftueshme.

Drejtoresha Shqiponja Hoxha, pohon se situata në godinën e qendrës shëndetësore nr 2.paraqitet problematike pasi hidroizolimi i taracës së objektit është i dëmtuar plotësisht duke shkaktuar problematika të vazhdueshme në ambientet e brendshme.

Për këtë arsye NjVKSH Fier i është drejtuar në mënyrë të përsëritur bashkisë, e cila ka realizuar një ndërhyrje të pjesshme që nuk ka ndikuar aspak në përmirësimin e gjendjes ekzistuese të objektit.

“Në këto kushte ka rreth 4 vjet. U bë një ndëryrje e pjesshme në dhjetor 2025, por sërish situata vazhdon të jetë në këto kushte. Shpresojmë që në vitin 2026 të bëhet rikonstruksioni. Apeli im është ndërhyrje sa më shpejt, ose transferim i ambienteve”, thotë drejtoresha Shqiponja Hoxha.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e ka përfshirë qendrën shëndetësore nr 2 në projektin e “Rikonstruksionit të ambulancave dhe qendrave shëndetësore për vitet  2025- 2026”, e megjithatë gjatë vitit 2025 projekti mbeti vetëm në letër.Rikonstruksion të shpejtë ose transferim kanë kërkuar njëzëri si qytetarët, ashtu edhe personeli shëndetësor./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
fier Qendër Shëndetësore

Nga e njëjta kategori

35 vjetori i PS, Namik Dokle: Edi Rama ka dizenjuar Shqipërinë, faleminderit atyre që sot nuk janë më mes nesh

më shumë...

OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimit me ndihma humanitare

më shumë...

“PS ka bërë shtet”, Balla: Kemi fituar 15 nga 20 beteja elektorale, shënuam rekord me Edi Ramën

më shumë...

Trump vendosi armëpushim në Liban!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

6:26

35 vjetori i PS, Namik Dokle: Edi...

6:18

OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po...

6:16

35 vjetori i PS, dy porositë e...

6:06

“PS ka bërë shtet”, Balla: Kemi fituar...

5:24

Trump vendosi armëpushim në Liban!

5:19

Maran nis aventurën kuqezi përballë Izraelit: Ata...

5:19

“Nuk e mendoj fundin me Kombëtaren”, Gjimshiti:...

4:43

Rubio dëshmon për herë të parë para...

4:20

SHBA mund të vendosin armë bërthamore në...

3:50

Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët...

3:35

Si ta përgatisni lëkurën që të nxihet...

3:17

Shqipëri–Kosovë forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rrugore gjatë...

3:02

Zelensky mesazh Trumpit pas sulmit masiv rus:...

2:56

Hetimet për projektin e Zvërnecit, Prokuroria e...

2:50

“Rilindja” e Pallatit të Kongreseve, pesë studio...

2:45

Qeveria: Hetim krimit ekonomik, prezantohen rekomandimet e...

2:38

Ivanka Trump: Ja si e zbulova Ishullin...

2:08

Aksident i shumëfishtë në autostradën Levan- Tepelenë,...

1:58

Gjermanët interes për folklorin, turistët mësojnë vallet...

1:48

Si të zgjidhni një pjepër: 3 truke...

Më të klikuarat

  • Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin...
  • “Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën...
  • Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e...
  • Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë projekt për të...
  • Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen rregullin” dhe hy...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.