Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull...

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur....

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra...

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën...

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Mes detyrës dhe jetës private, Xholi para KLP: Ka ndryshuar cilësia e jetës, unë dhe familja nuk jemi më të parët

11 Dhjetor 11:53

Para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidatët për drejtimin e SPAK u përballën me një seancë pyetje–përgjigjesh, ku u testuan mbi vizionin, integritetin, kapacitetet menaxheriale dhe aftësinë për të përballuar presionin e një prej detyrave më të ndjeshme në sistemin e drejtësisë. Diskutimet sollën në vëmendje problemet e brendshme të strukturës, nga ngarkesa e lartë e punës e deri te dilemat etike që shoqërojnë punën e përditshme të prokurorëve të posaçëm.

Pyetjeve të anëtarëve të KLP-së iu përgjigj i pari kandidati Adnan Xholi.

Ngarkesa e punës dhe kërkesa për më shumë prokurorë

Pyetja e anëtarit të KLP-së, Vatë Staka, mbi kërkesën për shtimin e numrit të prokurorëve, nxori në pah një nga sfidat më të theksuara.

Adnan Xholi theksoi se SPAK përballet me qindra fashikuj hetimorë, çështje që zgjasin me muaj,  madje dhe me vite,  dhe që kërkojnë përgjigje të shpejtë dhe të saktë.

“Nuk është ideja që të arrestojmë, por të hetojmë dhe të japim drejtësi në kohë të shkurtër,” u shpreh Xholi, duke nënvizuar se volumi i madh i çështjeve nuk mund të përballohet pa rritje të burimeve njerëzore.

Debati mbi etikën e hetimeve

Gjatë seancës, anëtarja e KLP-së, Arta Mandro, ngriti një pyetje delikate:

“Nëse do vihesh në pozitën që do më hetosh?”

Xholi u përgjigj duke theksuar se respekti njerëzor nuk cënon kurrë profesionalizmin:

“Do t’ju respektoj si femër. Mund t’ju sjell edhe një kafe, se te SPAK e pëlqejnë shumë kafen. Por përpara ligjit, nuk ka funksione.”

Brengat e professionit, shkarkimet dhe dilemat

Një tjetër shqetësim i ngritur ishte barra emocionale e kërkesave për shkarkimin e kolegëve magjistratë.

“Brenga më e madhe është kur kërkoj shkarkimin e kolegëve të mi. Edhe kur jam i bindur, mbetet brengë,” u tha në sallë.

A duhet të prevalojë interesi i vendit apo i dosjes?

Për Xholin përgjigjja ishte e qartë: “Për prokurorin ka rëndësi fakti.”

Dalja e dosjeve në media

Erind Mërkuri ngriti çështjen e rrjedhjes së informacionit hetimor drejt mediave.

Xholi theksoi se përgjegjësia për ruajtjen e dosjeve mbetet e vetë prokurorëve:

“Nuk ka pse t’i jepet dënimi të pandehurit nëpër ekrane. Nëse dosja del, atëherë faji është tek ne.”

Ndikimi te familja dhe standardi i punës

I pyetur për ndikimin e punës tek jeta private, Xholi u tregua i sinqertë:

“Ka ndryshuar cilësia e jetës. Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët.”

Ai shtoi se standardi i lartë i SPAK është meritë e prokurorëve, ndërsa:

“Unë marr përsipër dështimin, suksesi është i tyre.”

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Adnan Xholi

Nga e njëjta kategori

Ëndërronte të bëhej mjek, vritet me armë 16-vjeçari nga Kosova, i jepet sot lamtumira e fundit

më shumë...

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime në Beograd

më shumë...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

më shumë...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull për paqen dhe stabilitetin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:14

Ëndërronte të bëhej mjek, vritet me armë...

1:59

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset...

1:54

PD takim me të Dërguarin Special të...

1:42

Balla pret të Dërguarin Special të Trump:...

1:36

Po transportonin tetë emigrantë të paligjshëm, arrestohen...

1:24

Debati për pagat e magjistratëve, reagon Gjykata...

1:17

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të...

1:04

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lezhë, terreni...

12:45

Të moshuarit nuk i ndahen bujqësisë, çifti...

12:35

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit...

12:20

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më...

12:09

Zjarr në një gomisteri në Tresh të...

12:05

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse...

11:57

Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë,...

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

11:33

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke...

11:31

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli...

11:24

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697...

11:19

“Lashë cigaren dhe alkoolin për pëllumbat”, pasioni...

Më të klikuarat

  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.