E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë thellësisht ekonominë gjermane

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste drejtpërdrejt industrinë eksportuese të Gjermanisë, ekonominë më të madhe të Evropës, nëse nuk arrihet një marrëveshje përmes negociatave gjatë javëve në vijim.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD, Merz deklaroi se në rast se tarifat do të hyjnë në fuqi, qeveria gjermane mund të detyrohet të ndryshojë pjesërisht politikat e saj ekonomike.

“Kjo do të errësonte çdo zhvillim tjetër dhe do të godiste në thelb industrinë tonë eksportuese,” tha kancelari.

Merz shtoi se po mban kontakte të ngushta me liderët e tjerë evropianë për të shmangur një përshkallëzim tregtar me Shtetet e Bashkuara.

Reklamë

Ai theksoi se është thelbësore që Bashkimi Evropian të veprojë i bashkuar dhe të ruajë kanale të hapura komunikimi me presidentin amerikan.

Në pyetjen nëse Gjermania mbështet masa kundërpërgjigjeje ndaj SHBA, kancelari u përgjigj: “Po, por jo para 1 gushtit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë