Subscribe

Policia nuk e ka ende një pistë konkrete hetimi për shpërthimin me tritol në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë të shtëpisë dhe të disa bizneseve rreth zonës dhe po punohet për identifikimin e të personit me kapuç që vendosi lënën plasëse.

 

Ndërkohë, 10 persona u shoqëruan gjatë natës si të dyshuar për ngjarjen, por pas dëshmive të dhëna ata u lanë të lirë.

 

Ndërkohë, dosjes hetimore i është bashkuar dhe mesazhi kërcënues që i ishte dërguar para pak ditësh numrit një të qeverisë së futbollit. Kjo pasi dyshohet se çështjet mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, e për këtë arsye po verifikohet numri për zbulimin e personit që e dërgoi.

 

Nga ana tjetër, banesa e Armand Dukës është marrë në mbrojtje nga policia, ku dy efektivë janë vendosur para derës së jashtme.

 

Shpërthimi me tritol u shënua mbrëmjen e të hënës rreth orës 22:10. Si pasojë u shënuan vetëm dëme materiale, ndërsa në banesë ndodheshin familjarët e Dukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.