Pas më shumë se 7 orësh në “Blackout”, rrjetet sociale Facebook dhe Instagram dhe Ëhats App janë rikthyer në normalitet.

Ka qenë një problem në serverat e Facebook që shkaktoi një mungesë qasje në këto rrjete sociale për disa orë, por mesa duket tashmë gjithçka është kthyer si më parë.

Facebook-u, Instagram-i dhe WhatsApp-i dolën jashtë funksionit në të gjithë globin, njoftoi gjiganti i këtyre mediave sociale të hënën, duke shtuar se po punonte për rivendosjen e shërbimeve.

Bllokimi i këtyre rrjeteve sociale për disa orë solli edhe zhvlerësimin e pasurisë së Mark Zuckenberg me 7 miliardë dollar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *