Ka përfunduar arrtia 20 vjeçare e autorit të një vrasje të ndodhur në vitin 1997 në Mirditë. Behët fjalë për shtetasin Arben Doda aktualisht 45 vjeç i cili u ekstradua sot nga Italia i dënuar me 22 vjet burg për vrasje dhe armëmbatje pa leje. Policia njoftoi se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, (me pasaportë të falsifikuar) duke u duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

 

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin nr. 53, datë 23. 10. 2000, e ka dënuar me 22 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim , të kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.

 

Ngjarja për të cilën është dënuar 45-vjeçari ka ndodhur në datën 17. 08. 1997, rreth orës 16.00 në fshatin Shtrezë të rrethit Mirditë. Arben Doda, në bashkëpunim me një tjetër person, kanë vrarë me armë zjarri P. D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *