Digjet pjesërisht një banesë 3 katshe në fshatin Lin të Pogradecit.

 

Zjarri ka përfshirë katin e 3 të kësaj banese duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati. Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që përhapen me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë.

 

Nga zjarri rrezikoheshin  edhe banesa të tjera ngjitur me shtëpimë 3 katëshe.

 

Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar. Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *