E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merr flakë varka me emigrantë, humbin jetën 40 persona, lëndohen dhjetëra të tjerë

“Një varkë me emigrantë ka marrë flakë në brigjet e Haitit , ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 40 persona”, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Nga raportimet thuhet se veç viktimave janë plagosur dhe dhjetëra persona të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në anije ishin 80 persona. Anija është nisur nga Labadi (në Haitin verior) për në ishujt Turks dhe Kaikos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë