Një urban i linjës së Unazës në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Sipas policisë, mjeti i transportit qytetas ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik. Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërkohë mësohet se pasagjerët janë larguar fill pasi nisën flakët.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zhan D’ark në afërsi të ministrisë së Jashtme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të mundur fiskjen e flakëve. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit./vizionplus.tv





