Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen “10 korriku” në Vlorë, duke vënë në rrezik jetën e një familje.

 

Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikëses, e cila ka mbërritur me urgjencë në banesë pas një njoftimi,duke evituiar një shpërthimi të mundshëm të saj. Zjarrfikësve ju është dashur të ngjiten në apartamentin e pallatit ku jetonte familja duke bërë të mundur në një kohë të shkurtër fikjen e bombolës që kishte marrë flakë.

 

Kështu flakët janë lokalizuar, ndërsa është shmangur edhe shpërthimi i mundshëm, i cili mund të shkaktonte pasoja të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *