Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin detajet e para...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Merr detyrën komandanti i ri i Forcës Ajrore, Peleshi: Kjo forcë do të operojë së shpejti në një bazë taktike të NATO-s

12 Janar 13:00

Gjeneral brigade Ylli Pulaj mori zyrtarisht detyrën e komandantit të Forcës Ajrore të FA. Gjeneral brigade Pulajt iu dorëzua flamuri luftarak i Forcës Ajrore nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj në një ceremoni, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e komandantë të forcave.

Ministri Peleshi e cilësoi këtë një moment të merituar për gjeneral brigade Pulajn, i cili me propozim të ministrit të Mbrojtjes u dekretua nga presidenti si gjeneral brigade dhe më pas si komandant i FAj. Por, sipas ministrit Peleshi këtë forcë e presin shumë sfida përpara në raport me anëtarësimin në NATO, bashkëpunimin me partnerin strategjik SHBA, por edhe kontributi që ajo jep gjatë gjithë vitit pranë komunitetit të Emergjencave Civile.

“Jam i bindur që gjeneral brigade Pulaj me këtë promovim do të punojë edhe më shumë edhe më mirë, do të jetë edhe më pranë problemeve edhe do t’i përballojë me sukses disa sfida që kemi përpara. Duhet të kujtojmë që pas pak ditësh fillojmë punimet zyrtarisht në bazën ajrore të Kuçovës. Forca jonë Ajrore tashmë do të operojë në një bazë taktike të rëndësishme të aleancës së NATO-s. Pas pothuasje një viti ne do të presim edhe helikopterët Black Hawk, të cilët do të jenë të parët, por jo të fundit në flotën tonë ajrore, e cila po shkon drejt modernizimit, padyshim duke u përballur me sfidën e vështirë të rritjes së gadishmërisë”, u shpreh, gjatë fjalës së tij ministri Peleshi, duke shprehur edhe ambicien se deri në fund të vitit FAj do të jetë në gatishmërinë më të lartë që kanë patur në vitet e fundit.

“Do ta pasurojmë, do ta modernizojmë, do të rrisim kapacitet e brendëshme për mirëmbajtjen dhe gatishmërinë por natyrisht do të konsolidojmë dhe një marrëdhënie të re tashmë të konkretizuar me NATO-n, me Agjencinë e Prokurimit të NATO-s, falë së cilës siç edhe e provuam, kemi një përgjigje shumë të shpejtë në mirëmbajtjen, në riparimin, në shërbimin e flotës sonë ajrore”, theksoi ministri Peleshi.

Teksa shprehu falenderimet për besimin e dhënë, gjeneral brigade Ylli Pulaj tha se prioritetet e punës së Forcës Ajrore do të fokusohen në: “rritjen e efiçencës së përdorimit operacional të mjeteve ajrore; rritjen e kapaciteteve kombëtare të vëzhgimit ajror dhe pëmirësimin e shkëmbimit të pamjes ajrore me strukturat përkatëse të NATO-s; rritjen e asistencës profesionale ndaj avionëve luftarake të NATO-S, gjatë realizimit të misionit të tyre të policimit ajror, në Hapësirën Ajrore të Republikës së Shqipërisë, por edhe rritjen e profesionalizmit gjatë operacioneve, në mbështetje të popullsisë civile dhe autoriteteve shtetërore”.

 

Gjeneral brigade Ylli Pulaj, gjatë karrierës së tij në Forcat e Armatosura ka shërbyer në detyra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ndërsa së fundmi mbante detyrën e zëvendëskomandantit të Forcës Ajrore.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Forca Ajrore NATO

Nga e njëjta kategori

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik në aksin Radhimë–Vlorë

më shumë...

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë

më shumë...

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe Malin e Dajtit, ministri Nufi: Forcat e Armatosura në terren, mirënjohje për çdo efektiv

më shumë...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:01

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin detajet...

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.