Kancelarja Angela Merkel doli në një konferencë për shtyp pas takimit mes liderve të të BE-së në lidhje me procesin e zgjerimit te unionit duke analizuar edhe debatet e forta mbi hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Merkel tha se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm sidomos në reformen e drejtësise.
Po ashtu kancelarja lavderoi edhe përpjekjet e vendit për emigracionin dhe frenimin e azilkërkuesve, ndonese nga ana tjeter tha se vendi yne ka ende disa probleme per te cilat duhet punuar.
Merkel shtoi se ky vendim me siguri do të zhgënjeje shumë Zaevin dhe Ramën, mirëpo ky nuk është faji i Gjermanisë e cila punoi pro hapjes së negociatave për këto vende.
Liderja e qeverisë gjermane tha se nuk ka pasur nje vendim unanim për Shqiperinë pasi vende si Franca, Holanda dhe Danimarka kanë qënë kundër.
Merkel shtoi se në pranverën e vitit të ardhshëm BE, do ti kthehet sërish cështjes së hapjes së negociatave dhe procesit te zgjerimit në tërësi.
“Eshte deshperuese qe negociatat te mos hapen per te dyja vendet. Duhet te kuptojme qe hapja e negociatave nuk do te thote medoemos anetaresim ne Bashkimin Europian. Ne duhet te mendojme integrimin per te gjithe ballkanin, nuk mund ti ndajme te dyja vendet, pra Shqiperine nga Maqedonia e Veriut. Kjo e fundit eshte vertet nje rast specifik me ndryshimin e emrit Nga ana tjeter une mbeshtes Macron sa i takon procesit te reformimit te Unionit.