Kancelarja gjermanë Angela Merkel vizitoi këtë të premte kampin famëkeq të Auschwitz, aty ku nazistet gjermanë kryen një masakër të vërtetë ndaj hebrenjve.

 

Në këtë vizitë në kampin e Auschwitz-Birkenau, kancelarja që është në fund mandati, shoqërohej nga homologu polak Mateusz Morawiecki.

 

Merkel tha mes të tjerash se ndien një turp të madh brenda vetes per atë që kanë shkaktuar nazistët në këtë kamp famëkeq.

 

Kancelarja tha se askush nuk duhet të harrojë për asnjë arsye horrorin e bërë nga nazistët në kampet e përqëndrimit. Merkel shtoi se ajo që ka ndodhur në këtë kamp por edhe të tjerët nuk ka asnjë lidhje me logjikën njerëzore.

 

Për Angela Merkel kjo ishte hera e parë që vizitonte pas kaq shumë vitesh në pushtet kampin famëkeq të Auschwitz-Birkenau në Poloni. Në këtë kamp nazistet vranë më shumë se 1.1 milion njerëz.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *