E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel kërcënon zyrtarët turq me ndalim të tubimeve elektorale

Kancelarja Angela Merkel kërcënoi se do t’i ndalojë zyrtarët turq për të marrë pjesë në takime elektorale pro-Erdogan në Gjermani, pas sulmeve të reja ndaj saj të shfaqura nga ana e presidentit Erdogan.

 

“Qeveria gjermane shprehet e rezervuar në lidhje me të drejtën për të rishqyrtuar autorizimet e dhëna deri më tani të pjesëmarrjes së politikanëve turke në mitingje elektorale në Gjermani në kuadrin e referendumit të 16 prillit”, deklaroi ajo gjatë një konference shtypi në Hanovër, në prani të kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë