E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

MEPJ thërret ambasadoren greke: Rasti po hetohet, jo ngjyrime politike

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka zhvilluar një takim këtë të martë me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Surani, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.

 

Në këtë takim bëhet me dije se ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë.

 

Reklamë

Gjithashtu ministria i ka theksuar ambasadores se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare. Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Gjithashtu ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Vazhdo të lexosh

Reklamë