Subscribe

Donald Trump la Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh në pushtet, që do të hyjnë në historinë në Shtetet e Bashkuara si ato të një presidenti të pazakontë për vendin dhe gjithë globin. Ai u shpreh se do të rikthehej në një mënyrë apo në një tjetër, ndoshta edhe me shpresën se mund të rikandidojë për president pas 4 vitesh, nëse këtë nuk ia pengon procedura e ngritjes së akuzave të dyta penale që ka nisur në Kongres.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetarja Menada Zaimi përmes një lidhjeje Skype u shpreh se realisht demokratët do duan të ndalojnë rikandidimin e Trump në vitin 2024.

“Të gjitha mediave ju bëri përshtypje një fjalë e z.Trump, që ai në një farë mënyre do të kthehet. Ka mjaft pikëpyetje se çfarë donte të thoshte z.Trump. Këto janë aludimet që janë hedhur edhe më përpara në fakt që ndoshta ish-presidenti Donald Trump do të vijë sërish në një formë a tjetër për të rikandiduar për zgjedhjet e vitit 2024 dhe është pikërisht kjo që duan të ndalin demokratët nëpërmjet iniciativës që ata kanë ndërmarrë në Kongresin Amerikan. Ka ngritur akuzat ndaj ish-presidentit Donald Trump, për nxitje të turmave për sulmin e dhunshëm që ndodhi në Kongres dhe qëllimi përfundimtar i demokratëve në këtë moment do të jetë pikërisht ndalimi i Donald Trumpit për të kandiduar për një post zyrtar në qeverinë federale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *