Jemi vetëm një javë larg ndërrimit të viteve dhe të gjithë jemi duke u përgatitur për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
E nëse ende nuk e keni vendosur se ku do t’i kaloni këto festa, Melia Resort i ndodhur në Gjirin e Lalëzit është destinacioni perfekt.
Me një menu të pasur dhe shumëllojshmëri aktivitetesh, festat e fundvitit janë organizuar me detaje.
Shefi i kushinës, Salvador Gomez na tregoi më shumë për menunë që do të servireë, në emisionin ‘7pa5’ në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Gomez: Bëhet fjalë për diçka tradiciolane shqiptare, përbëhet nga disa pjata hyrëse dhe do kemi 4 pjata kryesore në të cilat do të përfshihen produkte tipike të zonës, salmon, lloje të peshkut, gjel deti i mbushur. Janë pjata tipike dhe sidomos për këto data që i pëlqejnë shumicës. Për datën 31, natën gala, ne kemi propozuar për nje menu pak më të gjerë, kemi luajtuar me një menu interndërkombëtare dhe gjithashtu me pjatën tipike me gjelin e detit të mbushur që me sa më kënë thënë nuk mund të mungojë.
Çfarë ofron Melia përgjatë gjithë vitit?
Gomez: Duhet të themi që mua më ka befasuar shumë në kuptimin e mirë Shqipëria, sidoms gastronomia. Gastronomia e Shqipërisë sidomos në zonën bregdetare është shumë e ngjashme me atë spanjollen, italianen. Punojmë më shumë në dietën mesdhetare por ruajmë edhe një stil shqiptar.
A ka ngjasmëri kuzhina shqiptare me atë spanjolle?
Gomez: Kanë një ngjashmëri shumë të madhe sidomos në produktet e përpunimit, bazohem më tepër në zonën bregdetare. Pjesa e brendshme e shtetit ka më tepër pjata, zona bregdetare ka shumë ngjashmëri. Unë ndonjëherë ndihem sikur ndodhem në Spanjë, nuk është gënjeshtër. Mendoj që Shqipëria nuk ka asgjë për t’i pasur zili shteteve që unë kam vizituar.
Çfarë mund të sugjerojmë për festat e fundvitit?
Gomez: Unë jam një person i dashurur me ushqimin e shëndetëshëm. Për mua një supë e mirë, me bazë perimesh, një sallatë me fruta deti do ishte fantastike, me fruta pylli, me mango, etj. Ka që nuk i pëlqejnë sallatat me fruta deti, kemi opsione të ndryshme për të bërë një sallatë me perime të pjekura, të ziera. Mua do më pëlqente sidomos në këto ditë të veçanta një peshk special. Më pëlqen i mbushur, me karkaleca të bardhë në rastin e Shqipërisë mund të përdoret me karkalec ngjyrë lejla dhe spinaq. /vizionplus.tv





