E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Melburn i rikthehet jetës normale pas 262 ditë mbyllje nga pandemia

Melburn në Australi i dha fund bllokimit më të gjatë në botë në kohë pandemie.

 

Reklamë

Qyteti ka kaluar 262 ditë, gati nëntë muaj, në izolim që nga marsi 2020. Nga e premtja, pub-et,  restorantet dhe kafenetë do të rihapen për personat plotësisht të vaksinuar.

 

Reklamë

Mbetet detyrimi për të mbajtur një maskë brenda dhe kapaciteti i kufizuar.

 

“Në shtetin e Victoria ne kemi bërë nje rruge te gjatë, ajo rrugë përfundon sonte,” tha kryeministri australian Scott Morrison.

 

Autoritetet kishin premtuar më herët heqjen e bllokimit pasi 70 përqind e njerëzve të merrnin dy doza të vaksinës, sikurse ka ndodhur në fakt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë