Njëzet e katër persona u vranë dhe të paktën 50 u plagosën në Meksikë në një seri shpërthimesh në një depo fishekzjarresh.

 

Mes të vdekurve janë të paktën katër zjarrfikës dhe dy policë të cilët nxituan në vendin e ngjarjes pas shpërthimit të pare. Ata u vranë nga një valë e mëpasshme e shpërthimeve.

 

Mbrojtja civile shtetërore e Meksikës tha se 17 vetë humbën jetën në vendngjarje dhe shtatë vdiqën më vonë në spitale.

 

Disa prej tyre nuk i mbijetuan shpërthimit të pare. Njerëzit shkuan për t’i ndihmuar dhe kur ndodhi eksplozioni i dytë, ata u përfshinë nga flakët.

 

Masat e sigurisë në depot dhe tregjet e fishekzjarreve kanë qenë një çështje e shumë debatuar në Meksikë. Fatkeqësisht, shpërthime të tilla nuk janë asgjë e re në këtë shtet, e për më tepër në Tultepek, i cili njihet si kryeqyteti i fishekzjarreve.

 

Në vitin 2016, më shumë 40 vetë u vranë në një shpërthim të tillë po në të njëjtin vend, ku ndodhet tregu i fishekzjarreve.

 

Ndërkohë, megjithë përpjekjet e vazhdueshme, autoritetet ende nuk kanë mundur ta rregullojnë veprimtarinë e prodhimit të fushekzjarreve sipas standardeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *