E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Meghan na prezanton me vogëlushin e saj!

Dy ditë më parë, Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë. Duka dhe dukesha kanë vendosur të jenë tepër hermetik përsa i përket kësaj pjese duke mos e zbuluar ende emrin e vogëlushit të tyre, megjithatë ditën e sotme kanë vendosur ta prezantojnë atë me të gjithë botën.

 

Ai ishte i mbuluar me një batanije të bardhë, ndërsa Meghan u shpreh: “Ka temperamentin më të ëmbël, është shumë i qetë. Ai është një ëndërr”, ndërsa teksa të dy qeshnin, Harry shtoi: “Nuk e di se nga e ka marrë këtë cilësi”. Çifti gjithashtu konfirmoi se së shpejti do e prezantonin djalin e tyre me mbretëreshën.

 

Reklamë

“Është e mrekullueshme. Kam 2 djemtë më të mirë në botë, kështu që jam shumë e lumtur”, është shprehur Markle në lidhje me ndjenjat e saj si një prind i ri. Përsa i përket pyetjes se kujt i ngjan më shumë bebi, çifti u shpreh: “Të gjithë thonë se bebet ndryshojnë shumë pas 2 javësh. Do mundohemi të monitorojmë çdo ndryshim që ai do pësojë muajin e ardhshëm, kështu që nuk i dihet asnjëherë”. Të gjithë fansat e Meghan dhe Harry janë shumë të emocionuar, ndërsa tani presin të mësojnë më shumë informacione mbi vogëlushin dhe emrin e tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë