Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka qenë në SHBA, ku është takuar me disa kongresmenë, me të cilët ka biseduar për situatën në rajon dhe ndërhyrjet e Kinës dhe Rusisë.

Ai ka diskutuar me ta edhe për situatën në Kosovën dhe nevojën për ndërhyrje më të madhe nga SHVS në dialogun me Serbinë, me qëllim njohjen reciproke të du shteteve.

“Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan pata kënaqësinë të takohem me kongremen demokrat dhe republikan, Senatorin Joe Manchin, Kongresmenët Pete Sessions Texas, Tracy Mann Kansas, Ben Celine Virginia, Tim Walberg Michigan, Tom Souzzi New York, Jonathan Jackson, Robert Aderholt Alabama me të cilët biseduam për situatën në rajonin e ballkanit, ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës.

Kërcënimi i parë për rajonin e ballkanit është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Mos funksionimi i lighit dhe ibstitucioneve demokratike, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Rrikthimi tek ndarjet dhe retorikat nacionaliste, kondlikteve të vjetra për qëllime pushteti. Mungesa e reformave dhe zhvillimit ekonomik të cilat kanë krijuar terren për ndërhyrje të aktorëve të tretë si Kina dhe Rusia.

Rrezikun nga sjellja e Serbisë e lidhur me politikën e Rusisë, problemet në Bosnjë nga kërkesa për largimin nga Feserata e BiH e Republika Sërbska dhe rrezikun që mbart ajo

Situata në Kosovë dhe nevoja për ndërhyrje më aktive nga SHBA në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim final njohjen reciproke të dy shteteve.

Nevoja për një bashkëpunim të fortë të SHBA me vendet e NATOs në Ballkan me qëllim parandalimin e cdo konflikti të mundshëm”, bën me dije Mediu. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *