E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mediu: Nga PD nuk kërkojmë pazar, të bashkojmë shqiptarët për t’u përballur me regjimin

Teksa mes PD dhe PR nuk ka ende një marrëveshje për aleancën opozitare, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu tha se nuk po kërkon të bëjë pazar.

 

Reklamë

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese të qarkut të Tiranës dhe kandidatët e PR, Mediu deklaroi se po kërkohet një koalicion që i bën bashkë shqiptarët kundër PS.

 

“Ne i kemi bërë të qarta qëndrimet tona pranë Partisë Demokratike dhe aleatëve të tjerë dhe dua t`a theksoj që ajo që kërkojmë nga Partia Demokratike nuk është pazar, nuk po kërkojmë asgjë për Partinë Republikane, po kërkojmë që bashkë, Parti Republikane – Parti Demokratike dhe koalicioni të bashkojnë shqiptarët për t`u përballur me këtë regjim të korruptuar, dhe në këtë situatë, është e domosdoshme të vlerësohet çdo demokrat, çdo republikan, çdo qytetar, i cili do që të përballet me këtë regjim”, u shpreh Fatmir Mediu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë