Kryetari Partise Republikane Fatmir Mediu zhvilloj një takim me strukturat e Partisë Republikane në Lezhë.

 

Mediu i bëri thirrje strukturave që të angazhohen masivisht për protesten e 16 shkurtit.

 

Ai theksoi gjithashtu se ka ardhur koha që shqiptarët pa dallim të ngrihen kundër qeverisë më 16 shkurt pasi krimi ka marrë kontrollin e vendit.

 

“Ka ardhur koha qe shqiptaret pa dallim politik ne date 16 shkurt te ngrihen kunder te keqe. Kunder varferise, korrupsionit dhe krimit shtetror, trafikut te droges, te ngrihen kunder talljes dhe perbuzjes qe Edi Rama I ben jetes se tyre. Sot kur sfidat tona si vend, si Shqipëri janë më të mëdha, për fatin e keq, Qeveria dhe Rama çdo ditë po dominohet nga interesa, klanore, korruptive e kriminale. EUROPA është kthyer në një realitet i largët, i paprekshëm. Sot kur sfidat kombëtare, sidomos ato në Kosovë dhe shqiptarëve në rajon janë më të vështira, qeveria shqiptare është më e papërgjegjshme, duke u kthyer në tregtarë dhe pazarxhinj të çështjes kombëtare. Po jetojmë periudhën më të errët, qytetarët nuk mund të votojnë të lirë, zgjedhjet i përcakton krimi dhe paraja e krimit.”

 

Duke u ndalur tek protesta e 16 shkurtit, Mediu tha se kjo nuk është thjesht një protestë e PD, PR apo LSI por e qytearëve.

 

Ai theksoi se synimi opozitës është që të ndërtojë një shtet ku qytetarët janë të parët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *