Subscribe

Aleatet mbështesin vendimin e Partisë Demokratike per bojkotin e zgjedhjeve lokale. Ata jane konsultuar me kryetarin e PD Basha nje dite para se te merrej vendimi zyrtar e gjykojnë se kjo eshte rruga e vetme per te siguruar zgjedhje me standarde.

 

 “Nuk mund te kete kuptim qe ne dogjëm mandatet per te kërkuar zgjedhje te lira e te ndershme  te hyjmë ne nje proces zgjedhor farse per pushtetin lokal.”

 

Por opozita jo vetëm qe nuk do te regjistrohet ne zgjedhje, por është angazhuar te mos lejoje mbajtjen e tyre ne 30 qershor.

 

“Do te tërheqim komisioneret nga qendrat e votimit se deri ne fund ne e ruajmë te drejten per te pasur gjithë burokracitë tona. Do te mundohemi, siç u be ne Kavajë qe i gjithë ky proces te mos jete i vlefshëm, keto jane armët qe kane mbetur.”    

 

Sipas Shehit angazhimi i opozitës duhet te shkoje përtej kërkesave qe kane te bëjnë ngushtësisht me zgjedhjet duke përfshire te gjithe sistemin politik.

 

“Te ndryshojmë sistemin kushtetues, te balancojmë institucionet, te zgjedhim nje president nga populli qe te kete peshe, te kontrolloje, meqe jemi nje shtet uni kameral te kemi nje senat.”

 

Por ndërsa opozita ka vendosur te mos regjistrohet ne zgjedhje, ne 30 qershor pritet te garojnë grupime te reja siç eshte rasti i Rudina Hajdarit dhe grupit te saj parlamentar “demokrat”

 

 “Ajo qe do te me vinte keq është qe çdo individ apo grupim apo ze i ndjeshëm i opinionit publik te mos kuptoje qe po shkojmë drejt nje rrokullime pa fund. Njerëzit qe i bashkohen marrëzisë se te marrit besoj se do te kene te njejtin fat ashtu siç është edhe i marri.”

 

Keto dite pritet qe te gjitha partitë e opozites te firmosin nje marreveshje ku do te perfshihet qendrimi ne raport me zgjedhjet lokale e qeverine Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *