Një ngjarje e paprecedentë është zbuluar në Zvicër, ku një familje nga Kosova akuzohet se ka “blerë” vajza të mitura nga Shqipëria për 300 euro, duke i bërë partnere të djemve të tyre.

 

 

Ngjarja është zbardhur nga media gjermane “Blick” ndërsa thuhet se burrat abuzuan dhe i keqtrajtuan gratë për 16 vite me rradhë.

 

 

“Skllavërimi” i grave ka ndodhur që prej vitit 2003 kur u mor nusja e parë dhe vijoi deri në 2019 kur gjithçka u zbulua.

 

 

Babai kosovar që identifikohet si Albrim. F dhe katër djemtë e tij pritet të dalin para gjykatës javën e ardhshme.

 

 

Media gjermane shkruan se Albrim.F ka sjellë vajza të mitura nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “gra” për secilin nga 4 djemtë, dhe për një dekadë e gjysmë ata abuzonin me to duke i keqtrajtuar e duke i mbajtur mbyllur në banesë.

 

 

Të pestë burrat dyshohet se kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht katër nuset.

 

 

Më shumë se 20 herë e ka goditur me rrip. Edhe pse ishte shtatzënë, ai e ka rrahur nusen deri sa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”, thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve.

 

 

Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre.

 

Avokati i dy prej nuseve, Dominic Nella mendon se pas sjelljes çnjerëzore qëndron e drejta zakonore, mesjetare, shqiptare e kanunit.

 

 

5 burrat e familjes do të përballen me akuzat për trafikim njerëzor, martesë të detyruar, dhunë fizike, shtrëngim, përdhunim dhe akte seksuale me të mitur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *