E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me tatuazh në krah e mjekër të zbardhur, del foto e Lul Berishës pas arrestimit në Spanjë

Ka marrë fund arratia disa vjeçare e njërit prej personazheve më të njohur të botës së krimit. Lulzim Berisha është arrestuar nga autoritetet spanjolle dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar foton e Lulzim Berishës, pas arrestimit të tij. Ai shihet i veshur me një bluzë me mëng të shkurtra  rozë dhe një jelek jeshil pa mëngë, teksa mban një kapele të kuqe në kokë dhe me mjekër të zbardhur.

Ish kreu i bandes famëkeqe të Durrësit ishte në kërkim për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005.

Berisha është arrestuar në një operacion të përbashkët mes dy vendeve. Tashmë pritet që SPAK t’i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradim. Kjo e fundit pasi përfundon dosjen e dërgon te homologët në Spanjë dhe pikërisht gjykata spanjolle pritet të japë vendimin për ekstradimin e Berishës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë