Drejtoresha e Burgut të të Miturve, Marinela Aliaj e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka deklaruar se aktualisht në institucionin që ajo drejton janë 30 të mitur që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale.
Aliaj ka deklaruar se veprat penale për të cilën këta të mitur janë dënuar fillon nga vjedhjet e deri te vrasja. Sipas saj vitet e fundit kanë ardhur në rrritje rastet kur krimet janë kryer nga të miturit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Cilat janë veprat penale që dominojnë?
Aliaj: Ka vjedhje për të disatën herë. Trafikim lëndësh narkotike, plagosje, vrasje e mbetur në tentativë, por edhe vrasje.
Borakaj: Ka patur më shumë raste apo më pak?
Aliaj: Vitin e fundit ka patur më shumë.





