Subscribe

Nje dite perpara zyrtarizimit te kandidatures per nje mandat te dyte per bashkine e Tiranes, Erion Veliaj i shoqeruar nga ministri Blendi Klosi ka qene ne zonen e FARKES, ku kane promovuar agroturizimin.

Veliaj theksoi se gjatë mandatit të dyte do t’i kushtojë me shume vemendje fshatit për të zbutur dallimet që ekzistojnë mes tij dhe qytetit.

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

“Tirana është stërzmadhuar, teksa futemi për një garë të mandatit të dytë: një nga gjërat që duhet të bëjmë më mirë është të ngushtojmë hendekun midis fshatit edhe qytetit, midis zonave rurale dhe zonave urbane. Pra, duhet të ketë shesh “Skënderbej”, por duhet të ketë edhe Lundër, duhet të ketë Pazar të Ri, por duhet të ketë edhe Farkë. Në mandatin e dytë kjo është një nga gjërat që kemi një shans fantastik që s’duhet humbur”.

 

Edhe ministri Blendi Klosi u ndal te nisma e qeverisë dhe e Bashkisë së Tiranës për të promovuar produktet e zonës.

 

Sipas ministrit Klosi Tirana ka potenciale te medha per zhvillimin e agroturizimit dhe tërheqjen turisteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *