E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Më shumë të infektuar në Ballkan/ Vendet e rajonit shtojnë testimet dhe masat paradaluese

Në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 20, rasti i fundit është  një grua 55 vjeçe nga Podujeva. Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 308 teste. Ndërkohë 39 kosovarë të ardhur nga Stambolli janë vendosur në karantinë.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për fëmijë, gra e burra nga ekipi Kombëtar i Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore ne prishtine.

 

Maqedonia e Veriut ka shënuar edhe 7 raste të reja me koronavirus duke e cuar numrin total në 42. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se nga 38 të testuar, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra  e madhe dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje të stabilizuar, përveç dy rasteve me pneumoni. Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë.

 

Ndersa ne Serbi, tetë persona u infektuan me koronavirus duke e cuar numrin e pergjithshem ne 97. Kryeministrja  Ana Brnabic  deklaroi se ka filluar trendi i përshpejtimit të përhapjes së koronavirusit dhe 6,000 shtretër  jane gati ne infektiv për pacientët. Gjithashtu shefja e qeverise nenvizoi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për katër muaj nëse është e nevojshme.

 

Ne Mal te Zi ka vetëm 8 të infektuar. Ndërkaq në mbikëqyrja shëndetësore janë mbi 3.500 persona, të cilët janë karantinuar.

 

Një paciente 70-vjeçare nga qyteti Kastoria  në Greqi  është viktima e gjashtë ne vend.

 

Sipas raportit të fundit të qeverise,  janë regjistruar  31 raste të reja të konfirmuara , të cilat kane rritur numrin e pacientëve në 418.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë