E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Më shumë se një muaj në spital, Papa Françesku kthehet nesër në Vatikan

Sergio Alfieri, kreu i ekipit të mjekëve të Papa Françeskut në Spitalin Agostino Gemelli në Romë, njoftoi të dielën se Papa po kthehet në Vatikan.

Pas daljes nga spitali, do të vijojë një periudhë dymujore pushimi për Papën, me mjekim të vazhdueshëm.

Papa do të kthehet në Casa Santa Marta (Shtëpia e Shën Martës) ku ai banon.

“Ne fillojmë me një lajm të mirë, të cilin e gjithë bota e ka pritur. Nesër Ati i Shenjtë kthehet në Santa Marta”, tha mjeku në fillim të konferencës.

Shëndeti i Papa Françeskut po përmirësohet dhe “shpresojmë që në një kohë të shkurtër ai të jetë në gjendje t’i rikthehet aktivitetit të tij normal”, tha mjeku Luigi Carbone./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë