Subscribe

Ish- kreu i Kadstrës Artan Lama, u paraqit në SPAK, ku qëndroi për dy orë e 20 minuta, në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni.

Burimet thonë se ai dha shpjegime për legalizime të bëra në 2019 përgjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale, ku në këmbim të votave, iu shpërndanë  disa votuesve certifikata pronësie, ndonëse vetë Artan Lame nuk e pranoi diçka të tillë.

Lexo edhe :

Related Posts

“U thirra si person që ka dijeni për një çështje që ka lidhje me Kadastrën”, tha Lame.

Më 26 prill në pranga për këtë çështje kanë përfundur, Dritan Stoka me detyrë i Specialist i Kadastrës gjatë vitit 2019 dhe ish- kryeplaku i Saukut në Tiranë, Agim Osmani nën akuzën e korrupsionit zgjedhor dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Asokohe në “arrest shtëpie” u lanë edhe Alqi Hajdiku, ish juristi i ALUIZNIT dhe sekseri Ylli Baruti.

Zyrtarët kanë dalë në përgjime duke u kërkuar personave të ndryshëm që të përgatisin e listat e qytetarëve që do të merrnin pjesë në zgjedhje.

Kjo bëhej me qëllim për tu përcaktuar atyre votën që do të hidhnin në kutinë e votimit në këmbim të legalizimit për ndërtimet informale në zonën e Saukut në Tiranë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *