E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Më shumë se 5 mijë qen, mace dhe lepuj gjenden të ngordhur në disa kuti kartoni

Të mbyllur në kuti kartoni, sikur të ishin lodra, më shumë se 5 mijë qen, mace dhe lepuj u gjetën të ngordhur në një stacion në Kinë. Ato u zbuluan gjatë kontrolleve rutinë në Luohe.

Kjo ngjarje u njoftua nga një shoqatë lokale që merret me mbrojtjen e kafshëve dhe që ka përhapur imazhet e trishtueshme. Mijëra mace, qenë, lepuj dhe derra ngordhën nga etja dhe uria, ndërsa një pjesë arritën që të mbijetonin.

Teksa autoritetet hetojnë atë që ka ndodhur, mbetet ende e paqartë se si mund të ishin harruar me ditë të tëra në disa kuti të grumbulluara njëra mbi tjetrën, sikur të ishin asgjë.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë