Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës edhe 24 orët e fundit fluksi i hyrje-daljeve ka vijuar të jtë i lartë. Burime zyrtare bëjnë me dije se vetëm ditën e djeshme kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike të kalimit kufitar më shumë se 3.600 shtets shqiptarë dhe të huaj.

 

Për të përballuar fluksin në rritje, nga pala shqiptare punohet me 4 sportele në hyrje dhe dalje. Ndërsa maqedonasit punojnë vetëm në dy sportele duke krijuar herë pas herë dhe radhë në të dy anët e pikës së tyre kufitare.

Fluksi i lëvizjeve nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj vazhdon të jetë i lartë në kushte pandemie edhe për shkak sepse shqiptarët që kërkojnë të hyjnë në Greqi zgjedhin pikat e kalimit të Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër duhet thënë se 24 orët e fundit fluksi i hyrjeve nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës është përgjysmuar. Nëse një ditë më parë nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë afro 1100 shtetas, në 24 orët e fundit nuk kanë hyrë më shumë se 468 shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *