Subscribe

Kur na ndajnë edhe dy javë nga mbyllja e muajit Dhjetor, qeveria planifikon të shpenzojë 122.6 miliardë lekë për projekte publike brenda vitit sepse disa projekte nuk kishin ecurinë e parashikuar prej krizës së çmimeve.

 

Përmes aktit të katërt normativ të miratuar në Komisionin e Ekonomisë, qeveria shton 12.4 mld lekësh për rindërtimin për financimin e projekteve në vazhdim, 5 mld lekë për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës apo 200 milionë lekë për mbështetjen e blegtorëve.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

“Zbatimi i aktit bormativ ka një parashikim deri kur do të lejohen shpenzimet në janar të 2023, ka një udhëzim të mf që parashikopn që shpenzimet mund të kryehn deri në 26 janar, ndërsa faturat duhet të jenë marrë brenda dhjetorit, shpenzimet do të kryhen për periudhën e dhjetorit, por mund të kryhen deri në datën 26 janar të vitit të ardhshëm. Kështu është bërë gjithmonë. Në këtë akt normativ është parashikuar një instrument, i cili ndihmon dhe u hap rrugën investimeve publike për vitin e ardhshëm buxhetor. Konkretisht, fondet që mbeten të papërdorura në fund të vitit 2022 i kalojnë fondit të shpronësimeve që administrohet në llogarinë e posaçme në Bankën e Shqipërisë dhe përdoret me Vendim të Këshillit të Ministrave.”

 

Por deputeti socialist Erion Braçe kërkoi që fondet e nevojshme për një sërë projektesh të rëndësishme të planifikohen që në hartimin e buxhetit dhe të mos rialokohen shtesa në muajin e fundit të vitit.

 

ERION BRAÇE

DEPUTET I PS

“Ky është I katërti akt normativdhe projektet e rëndësishme duhet të planifikohen që në hartimin e buxhetit. A është disiplinë kjo? Si ka mundësi që ju, Ministria e Financave,  nuk ulërini e të kërkoni hesap si mund të përdoren këto fonde, si mund ti paguajmë brenda një muaji. Çfarë bëhet ore?”

 

Deputetët u shprehën të shqetësuar edhe për mbështetjen e paktë që bujqësia merr nga ky akt normativ, duke shtuar se sërish një pjesë e atyre që kanë aplikuar në skemat kombëtare ngelen pa u mbështetur financiarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *